Partia Demokratike akuzoi qeverinë se në zonën e Unazës së Madhe do të devijojë rrjedhën e lumit të Lanës për të mos prekur një truall toke, ku, sipas opozitës, Edmond Bego do të ndërtojë pallate.
Emrin e këtij të fundit si pronar të truallit që njhet si ish-serat e kanë dëgjuar edhe banorët e zonës.
Një prej tyre është Ruzhdi Daci, shtëpia e të cilit, e ndërtuar që në vitin 1994, preket nga projekti.
“Na thanë që dikush, një i fuqishëm është andej mbrapa dhe shohim që vuri llamarinat. Erdhi i vuri mes vapës, na bënte dhe zhurmë, dhe doli që do të devijohet Lana për të kaluar mes për mes shtëpive. Si ka mundësi të bëhet gjithë ai hark për të favorizuar dikë që do të bëjë një kompleks atje? Po ne këto shtëpi i kemi me gjak e djersë, 45 vjet në kurbet”, thotë Daci për Top Channel.
Përveç bashkisë, Partia Demokratike akuzoi edhe Ministrinë e Financave si të përfshirë në projektin rezidencial 60 milionë euro. Sipas PD-së, Edmond Bego është personi që ka paguar rreth 1.5 milionë euro në llogarinë e Ministrisë së Financave për privatizimin e truallit, të ndarë në 4 këste, nga muaji nëntor 2015 deri në mars 2016.
Opozita akuzoi se toka është blerë nga Edmond Bego, ndërsa Ministria e Financave sqaroi se toka është përfituar nga familja Pinari.
Diskutime rreth kësaj post