Fatmir Lloçi është një person që është vetëquajtur hoxhë e shërues, i cili e ushtron aktivitetin në banesën e tij në Tiranë. Nën petkun e atij që bën mirë në emër të “Zotit”, Fatmiri pretendon se shëron problemet shëndetësore, apo syrin e magjinë.
Por kur ato që kanë nevojë për ndihmë janë gra e vajza, Fatmiri u hidhet sipër në emër të “riteve të tij shëruese”.
Hoxha Fatmir Lloçi – Ti zemër mërzitesh, acarohesh, mirëpo ti tek leku shtrëngohesh, se ju gjirokastritët kështu jeni. Do vij ndonjë ditë atje dhe të më heqësh lesht mua. T’i fryj një herë këtej unë. Pse po qesh?
Qytetarja 1- Ça, ça është se nuk të kuptova?
Hoxha Fatmir Lloçi – Po, pompa. A më the po ti?
Qytetarja 1 – Po!
Hoxha Fatmir Lloçi – Pompa të fryftë! E kuptove? Ta përsëris prapë unë, në daç ta shkruaj me shkrim!
Qytetarja 1- Tani e kuptova… këtë ndonjëherë, por shumë shumë pak.
Hoxha Fatmir Lloçi – Si gjilpëra.
Qytetarja 1- Eeee…
Hoxha Fatmir Lloçi – Unë të them, a të ther si gjilpëra? Ti më thoje po, kam gjilpërë këtu.
Qytetarja 1 – Po ashtu më dhimbte, ja tani, kur ma bëre ti. Ehë qeshte kështu…
Hoxha Fatmir Lloçi – Domethënë jo me inate, jo me nerva?
Qytetarja 1- Eeee, jo me inat.
Ndihmësi – Xhaxh, plot ta mbush?
Hoxha Fatmir Lloçi – Jo plot, në gjysmë! Boll!
Qytetarja 1- Domethënë si i kapur mat, qeshte kështu. I thashë një herë e një kohë na i dorëzoje lekët, tani s’ka më lekë i thashë.
Hoxha Fatmir Lloçi – Qeshi ëëë?
Qytetarja 1- E qeshi kështu qëëë…
Hoxha Fatmir Lloçi – (I flet në vesh) Kur do të nevrikoset. A e more vesh?
Qytetarja 1- Eeeee, e mora vesh…
Hoxha Fatmir Lloçi – Për mirë flasim ëëëë, për shtëpi.
Qytetarja 1- Po, po!
Hoxha Fatmir Lloçi – Siç ka qenë për fëmijët e vet, s’janë të mitë me një fjalë, a më kupton muhabetin?
Qytetarja 1- Po, po!
Hoxha Fatmir Lloçi – Janë fëmijët e vet, oj zemër! Po në daç dhe tani hidhe!
Qytetarja 1- Ta hedh dhe tani?
Hoxha Fatmir Lloçi – Po tani kur të ikësh për në shtëpi, hidhe!
Qytetarja 1 – Po!
Hoxha Fatmir Lloçi – Gocë e keqe!
Qytetarja 1- Ëhë…
Hoxha Fatmir Lloçi – Nuk është e vërtetë ëëë? Se është budalla ëëë?
Qytetarja 1- Epo, do flasim.
Hoxha Fatmir Lloçi – Mjaft tani! Mjaft! Thuaje një herë mjaft! Si nuk më thërrite një herë për kafe?
Qytetarja 1- Po të duash i shikon vetë këto punët dhe vjen vetë, pa folur unë. Ika pastaj! Hajd mirupafshim se flasim, flasim! Mirupafshim!/TvKlan
Diskutime rreth kësaj post