Skandali, hebrenjtë festojnë vrasjen e vogëlushit palestinez
Kjo video e publikuar një javë më parë në rrjet dhe e transmetuar edhe nga një kanal shtetëror izraelit tregon momentin kur disa dasmorë hebrenj festojnë vdekjen e një fëmije palestinez.
Ali Dawabsheh, 18 muajsh, ndërroi jetë pas një sulmi në shtëpinë e tij.
Në sulmin terrorist që mendohet se është bërë nga izraelitët humbën jetën edhe prindërit e fëmijës palestinez.
Në videon e transmetuar të rinjtë izraelitë që merrnin pjesë në një dasmë kanë fotografinë e tij në duar bashkë me armë dhe thika dhe lëshojnë britma gëzimi për vdekjen e tij. (Tema)
Diskutime rreth kësaj post