Skandali seksual i ish-kryetarit të bashkisë Kukës, Safet Gjici, ka nxjerrë në pah mangësitë dhe problemet që kanë pushtetarët në vendin tonë.
Videoskandali i Safet Gjici, tregon edhe njëherë nivelin e ulët të një pjese të madhe të personaliteteve që kanë pushtet në duart e tyre dhe mungesën e respektit ndaj qytetarëve, të cilët me votën e tyre i besuan detyra të rëndësishme për të mirën e vendit.
Në lidhje me çështjen, pedagogia Iris Luarasi, thotë se bazuar dhe në organizatën që ajo drejton ka dëgjuar shpesh histori të ngjashme për burra që shfrytëzojnë pushtetin në politikë, ose biznes për të kryer marrëdhënie seksuale me asistentet.
Në një intervistë televizive, Luarasi nënvizoi se personat që e kanë marrë pjesë në realizimin dhe publikimin e videoskandalit, kanë kryer një shërbim ndaj qyetarëve për të treguar se personi nuk e meriton atë post.
Diskutime rreth kësaj post