Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i ka dërguar një mesazh nënës së fotografit të njohur Felix Bilani, e cila prej dy muajsh e gjysëm ka ndërruar jetë. Në mesazhin e dërguar, Beqaj kërkon të dijë se si ishte shërbimi në QSUT.
““I/e nderuar S.., unë jam Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Në 02/03/2016 ju keni vizituar QSUT. Ju lutem përgjigjuni me sms falas në këtë numër duke vlerësuar cilësinë e shërbimit që morët. Ju faleminderit!, është mesazhi i që Beqaj që i dërgon të ndjerës.
Mesazhi i ministrit ka irrituar djalin e të ndjerës, fotografin Felix Bani, i cili ka postuar në internet komunikimin që ka pasur me numrin që i ka dërguar mesazhin
“Papërgjeshmëria e Ilir Beqës në këto lloj dacibaosh është e frikshme ……..e para Nëna ime ka 2 muaj e gjysmë që ka ndërruar jetë. Dhe këtu ku ardhur ky mesazh është numri im dhe unë quhem Felix Bilani. Me këtë gjë treguat thjesht që jeni bërë zyrë funerali dhe asgjë me tepër”, shkruan z. Bilani në llogarinë e tij në Facebook.
Ai i ka pyetur se ku e kanë marrë këtë numër, duke qenë se nëna e tij e ndjerë kishte qenë në momentet e fundit në këtë datë, ndërsa përgjigja që i vjen është “Faleminderit për përgjigjen tuaj!”.
Diskutime rreth kësaj post