Publikimi i rastit ku një shef policie bën pazar për një marrëveshje prej 30 mijë eurosh me një qytetar dhe në këmbim të parave zyrtari i policisë ofron drogë, nuk do të jetë i vetëm.
Burime të besueshme kanë thënë për Gazetën Shqiptare se, Fiks Fare ka në dorë disa dokumente që implikojnë edhe zyrtarë të tjerë të administratës.
Nuk bëhet fjalë për zyrtarë të nivelit të ulët, por për zyrtarë të lartë. Në fakt paralajmërimi për qeverinë nga Fiks Fare erdhi disa ditë para vitit të ri.
Në emisionin e datës 12 dhjetor, një nga prezantuesit paralajmëroi: Ju që na shikoni, hajeni Vitin e Ri se pastaj… Hajeni gjelin, hajeni! O çfarë do hani nga Janari.
Diskutime rreth kësaj post