Emrat e Lëvizjes Socialiste për Integrim duket se nuk tremben pavarësisht ligjit. Fotot e mëposhtme tregojnë zyrtarë të lartë lokalë që marrin pjesë në takimet elektorale. Në fakt nuk është një zbulim ekskluziv. Vetë kandidatja e LSI për bashkinë e Vorës ka nxjerrë zbuluar pjesëmarrjen e tyre në fushatë. Bëhet fjalë për një takim të datës 12 Maj në hotel “Continental”.
Kandidatja 25-vjeçare Eriona Bixha e ka publikuar albumin me foto në orët e mbrëmjes, ndërsa dallohen emra të njohur në Vorë. Së pari është drejtoresha e Ujësjellës-Kanalizimeve të Vorës, Mirela Domi. Kjo e fundit është parë të hyjë shtëpi më shtëpi edhe gjatë muajit qershor, në tentativë për të blerë votën e qytetarëve.
Por Domi duket se ka marrë gjysmën e stafit me vete. Veç shumë punonjësve, në takim dallohen edhe Entela Selmani, Pal Murriqi, dhe Daut Burai nga UK-Vorë. Gjithashtu Arben Daci punonjës i Portit Detar Durrës është një tjetër emërim i LSI në administratë.
Për hir të së vërtetës më 12 Maj ministrat teknikë të PD-së nuk e kishin marrë ende detyrën ndaj edhe emrat e mësipërm i kanë shpëtuar ‘lupës’. Gjithësesi kjo nuk është arsye për të mos u hetuar në vazhdim. Më poshtë mund të shihni fotografitë e aktivitetit elektoral të LSI-së ku llokmën e saj të tepsisë së pushtetit e ka lëshuar rrugëve, e bindur se pas 25 Qershorit nuk do të ketë më pjesë në administratë.
Të vetmit që gëzohen nga ky lajm me siguri janë emrat e sipërpërmendur pasi kjo është edhe një reklame tek drejtuesit e LSI për punën e tyre të devotshme…
Në Bashkinë e Vorës kandidojnë ish-Prefekti i Tiranës Sadi Vorpsi nga PS, ish-minstri i Gërdecit Fatmir Mediu nga PD dhe Eriona Bixha, 25-vjeçarja e LSI.
Diskutime rreth kësaj post