Ish kryeparlamentarja, Joezfina Topalli ka reaguar ashpër sa i takon praktikës së ndjekurditën e sotme nga Komisioni i Ekonomisë, ku pa u paraqitur ende paketa fiskale është kërkuartë diskutohet për buxhetin e shtetit.
Topalli tha se në historinë e parlamentarizmit shqiptar përgjatë 3 dekadave të fundit, dicka e tillë nuk kishte ndodhur kurrë. Ajo tha se më së pari, duhej që në kuvend të diskutohej dhe miratohej paketa fiskale dhe më pas të bëhej shqyrtimi i projekt-ligjit për buxhetin.
Postimi i Plotë:
“Skandal!
Ne historine e parlamentarizmit shqiptar te ketyre 3 dekadave nuk ka ndodhur kurre , qe ky institucion te diskutoje per buxhetin e shtetit pa pasur paketen fiskale.
Ne Kuvend ne fillim paraqitet paketa fiskale, diskutohet dhe miratohet ( edhe me ndryshime) kjo, pastaj fillon shqyrtimi i projektligjit te buxhetit te shtetit.
E kunderta eshte gjeja me absurde dhe qesharake qe mund te imagjinohet.
Eshte njelloj sikur te shkosh ne dyqan me ble pa asnje leke ne xhep.
Tallja me institucionin e parlamentit eshte turpi i vete maxhorances, eshte te fyesh dinjitetin e cdo deputeti ne Kuvend e mbi te gjitha eshte te luash me cdo qytetar shqiptar.
Kur pastaj e din se per shkak te korrupsionit te cmendur , te krizes se cmimeve, te cmimeve te transportit, te renies te fuqise blerese, te rritjes se inflacionit stresi i cdo familje shqiptare eshte rritur si kurre me pare ne tre dekada, kjo pastaj merr emrin pa shpirtesi!
Arroganca ne raport me shtetin, me pasigurine e qytetareve tuaj, me zbrazjen e vendit ka nevoje vetem per nje pergjigje:- Ndryshim!
Rasti i fundit eshte rasti exemplar i rrezimit te parlamentarzmit ku, mbeshtetet Republika jone!
Deputetet, qe mbrojne kete absurd do te rregjistrohen ne historine e parlamentit si turpi i tij!
Kjo qeveri duhet larguar!”-shprehet Topalli.
Diskutime rreth kësaj post