Një video tejet shqetësuese është publikuar nga mediat në Shqipëri, ku shihet një mësues i cili i keqtrajton disa nga nxënësit e tij në një klasë mësimore.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në një shkollë private në Mëzez të Tiranës.
Teksa, mësuesi në fjalë gjatë momentit teksa e godet njërin prej dy nxënësve që shihen në video të jenë rrahur nga ai, dëgjohet duke i thënë “a e di se çfarë të bëjë, o psikopat”.
Pamjet me t’u publikuar kanë shqetësuar opinonin, teksa rasti ka ndodhur vetëm pak ditë pas rastit të dhunës ndaj një 3 vjeçari në një çerdhe në Fushë Kosovë.
Diskutime rreth kësaj post