Uji i pijshem ka cuar ne dyert e urgjences dhjetra qytetare te Lacit keto dite.
Ata kanë kërkuar ndihmë mjeksore pasi kanë shfaqur simptoma helmimi.
Qytetaret banonin në të njejten lagje dhe dyshimet tregojne se janë helmuar nga konsumi i ujit të pijshem.
Shefi i Urgjences në Spitalin e Laçit Agron Lala tha se që nga dita e premte janë paraqitur rreth 20 pacientë në ditë me simptoma të njejta helmimi. Sipas tij dyshimet e para janë për një helmim masiv nga uji nisur nga deklarimet e vetë pacienteve por edhe nga fakti se ata ishin banor të të njejtit pallat.
Drejtori i shendetit Publik në Kubrin Gazmir Dervishi deklaroi se menjëhere pasi janë njohur me situatën kanë marrë kampionet dhe janë derguar për analiza në Tiranë, ndërsa tregon se nga analizat paraprakë të kryera në Laç, rezulton se uji i depozitave është i ndotur.
Burime zyrtare nga Ujësjellësi i Kurbinit bëjnë me dije se shkak i helmimit nuk është ujësjellësi por depozitat e vetë banoreve të këtij pallati të cilat janë jashtë çdo kushti higjeno-sanitarë.
E vetmja masë që është marrë deri më tani është vendosja e një njoftimi në hyrje të pallatit ku ju kërkohet banoreve që mos ta konsumojnë ujin
Diskutime rreth kësaj post