Ndeshja mes Kukësit dhe Skënderbeut që përfundoi 2-0 për vendasit, është shoqëruar edhe me incidente të nëdha.
Gjatë takimit, një tifoze korçare e “Skënderbeut”, është dhunuar në mënyrë të pakuptimë nga policia, duke i shkaktuar asaj edhe plagë të lehta në trup.
Ajo tregon momentet e panikut ekskluzivisht për “JOQ.al”, duke rrëfyer nga furgoni i policisë se, si e kryejnë detyrën e tyre uniformat blu.
“Si në çdo ndeshje unë bashkë me të tjerët po bënim tifo për ekipin tonë. Pati një moment tensioni mes tifozerive dhe filluan sharrjet.
Menjëherë policia është vërsulur drejt nesh, ku unë isha e para dhe më kanë qëlluar në trup me grushte e shkelma si të ishin kafshë!
Jam e tronditur pasi nuk e prisja atë reagim. U përpoqa ti kërkoja llogari pse më goditën, por ata pretendonin se unë kisha provokuar tifozerinë kundërshtare. Kjo është absurde“,- thotë vajza me inicialet I.R.
Pas një insistimi të gjatë nga ana e saj se ishte totalisht e pafajshme, policia e ka lejuar vajzën të largohet, por veprimi i tyre kafshëror ka mbetur në trupin dhe mendjen e saj./JOQ.al/
Diskutime rreth kësaj post