Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Deçan ku raportohet se një mësues ka puthur një nxënëse të klasës së shtatë.
Mësuesi me inicialet V.S., është incizuar duke puthur nxënësen në buzë, ndërsa pretendohet se ky veprim është kryer me forcë.
Burime nga mediat kosovare kanë konfirmuar se ky incident ka ndodhur javën e kaluar.
Në pamjet e siguruara nga mediat në fjalë, shihet mësuesi duke kryer këtë veprim në një nga klasat e shkollës.
Autoritetet e Policisë së Kosovës kanë arrestuar personin e përfshirë në këtë ngjarje.
Diskutime rreth kësaj post