Kreu i PR, Fatmir Mediu ka komentuar përplasjet mes militantëve të PS dhe PD në Elbasan ditën e Verës. Në një intervistë për ABC, Mediu tha se ngjarja ishte një skenar i Edi Ramës.
Sipas tij politika është debat, ide dhe komunikim, por Rama nuk ka lidhje me këtë ai është i shmangur nga çdo debat politik.
“Edi Rama dhe ato rreth e rrotull tij kanë raporte personale me kriminelët. Ajo që ndodhi në Elbasan është skandal, nuk mund të ndodhë që njerëz të armatosur të fyejnë dhe të shajnë qytetarët. Opozita shkoi për të qenë pjesë e festës, qeveria dhe Edi Rama i ka të gjithë mënyrat për të mësuar se kush shkon dhe kush nuk shkon. Nuk ka qenë asnjë provokim nga ana e opozitës, por e kundërta ato njerëz që dolën dhe fyen ishin njerëz dhe flisnin në gjuhën e tij. Ka video që tregojnë kontaktin e tyre dhe më pas nxitjen e dhunës.
Mazhoranca ka çdo element të ligjit në dorë, opozita ka vetëm fjalën. Nuk mendoj se Rama dhe mazhoranca ka qenë e kërcënuar, “Rama ik’, është thirrje e qytetarëve, ndërsa fyerjet ndaj liderit të opozitës janë në kundërshtim me çdo gjë.
Politika është debat, komunikim dhe ide. Është e rëndësishme për të gjetur ide. Rama ka qenë njeriu që i është shmangur çdo debati publik, ndryshe nga opozita që është e gatshme për të bërë debat. Rama ka paguar analistë që bëjnë dhe politikanin dhe çdo gjë në media. Nëse njerëzit nuk arrijnë që të kuptojnë marrinë e Ramës që thotë në këtë vend jam vetëm unë”, – është shprehur ai.
Ndër të tjera Fatmir Mediu ka theksuar se kurimi i së keqes që ka kapluar vendin me qeverisjen e Ramës është vetëm bashkimi i votës së shqiptarëve.
“Nuk janë të gjithë kundër Ramës por janë të gjithë së keqes. Kurimi i kësaj të keqe është bashkimi i shqiptarëve. Ka ardhur koha që shqiptarët të ngrihen dhe të thonë që janë zotët e vendit, është e patolerueshme sesi një njeri ngrihet dhe përbuz dhe shan të gjithë. Ky ka arritur që të përbuzë shqiptarët. Përveç disa luleve që janë rreth Ramës asgjë tjetër nuk funksionon më . ne kemi një shtet që sillet si bandit merr dhe bën ç’të dojë”, – ka thënë Mediu.
Diskutime rreth kësaj post