Një qytetar ka bërë një denoncim, ku ka shtruar si problem lyerjen e pallateve në qytetin e Fierit, ku sipas tij janë neglizhuar nga ana e Bashkisë së Fierit.
Rasti konkret, ka të bëjë me me godinën e ish-AVN TV, e cila aktualisht është në një gjendje të mjerueshme. Në bazë të punës investigative, gazetarja e njohur Greta Hoxha, e revoltuar lidhur me këtë situatë, ka marrë përsipër ta shtrojë si problem, ku sipas saj, qytetarët nuk trajtohen në mënyrë të barabartë.
Gjithashtu, gazetarja Greta hoxha, shprehet se ky lajm përbën një skandal për mënyrën si trajtohet një qytetar në bazë të bindjes politike.
Pas ashtu, në redaksinë tone, kanw ardhur edhe foto si dëshmi e gjendjes së godinës, ku shihet qartë godina e televizionit të parë kabllor në qytetin e Fierit, i cili ka edukuar breza të gazetarëve ku Bashkia krenohet dhe i vlerëson me çmime e tituj.
Mes të tjerash vlen të theksohet se; kjo rrugë u rikonstruktua ku të gjithë pallatet janë lyer, ndërsa godina e ish-AVN TV nuk është lyer.
Kjo godinë, është Akoma me bojën e 10 viteve më parë. Lyerja e kësaj godine ishte në projekt, por që nuk u realizua.
Po këto para kush i mori?
Nënkryetarja Adela Hysenaj, nuk përgjigjet për kërkesat e qytetarëve.
Gazetarja Greta Hoxha, ka kontaktuar me Neritan Boçovën, i cili është shprehur se nuk kam shumë kohë të të sqaroj, sepse jam duke u marrë me qytetarët, qyytarë këta që kanë sjellë ankesa në këtë televizion, që askush nuk përgjigjet nga kjo Bashki, t`i dërgojmë një shkresë zyrtare nëpërmjet emailit.
Diskutime rreth kësaj post