Është vënë re një pakt i fshehtë për vendet e parkimit mes Ambasadës Shqiptare në Holandë dhe pronarit të një restoranti që ndodhet pranë saj.
Kjo gjë i ka shqetësuar banorët e zonës dhe e kanë ngritur shqetësimin etyre, duke e bërë publik në gazetën “De Telegraaf”.
Artikulli i shkruar flet për një lidhje mes pronarit të restorantit “Fratelli” dhe ambasadës së Shqipërisë.
“Përfaqësuesit e restorant “Fratelli” kanë pranuar se kanë pasur një takim ambasadën e Shqipërisë për të diskutuar në lidhje me përdorimin e parkingut nga pronari i mëparshëm i kompanisë,”- shkruan De Telegraaf.
“Por ne nuk e përdorim këtë. Nëse vërejmë se një anëtar i stafit e vendos makinën në një vend parkimi të ambasadës, ne do të njoftojmë policinë ,”-thotë Peter de Jong.
Por sipas banorëve, e vërteta është krejt ndryshe. Stafi i restorantit e parkon makinën në vendet e parkimit të rezervuara për diplomatët e Shqipërisë me një shënim në me tekstin: “vizitor i ambasadës”.
E ndërsa përsa i përket përfaqësuesve të ambasadës, ata e vendosin makinën e tyre me targa CD edhe aty ku nuk lejohet.
Kjo pasi për shkak të paprekshmërisë së tyre, nuk do të gjobiten.
“De telegraf” shkruan se kjo është hera e dytë që ngrihet ky shqetësim nga banorët e zonës, kjo pasi një prej tyre u kërcënua nga një anëtar i stafit të restorantit, kur u mundua të bënte denoncimin.
Diskutime rreth kësaj post