Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot takime në qytetin e Durrësit. Fillimisht është ndalur në një kopsht, për të vijuar më pas me takime në lagje të ndryshme të këtij qyteti.
Gjithashtu Rama nuk ka lënë pa takuar edhe peshkatarët.
Rama ka zgjedhur të bashkëbisedojë në një varkë peshkimi duke ngrënë drekë së bashku me peshkatarët e Durrësit.
Një prej tyre i ka kujtuar premtimin që i ka dhënë atyre se do ta bëjë Portin e Durrësit me të njëjtin standard si ai i Vlorës.
“Nuk kam ardhur në Durrës për të marrë vota, por për të bërë histori. Mos u shqetësoni për Portin e Vlorës, më parë nuk ishin kushtet kjo është edhe arsyeja që projekti në Durrës nuk u finalizua. Ne kemi marrë fondin dhe tani jemi në rregull”, – tha Rama.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post