Policia financiare italiane ka zbardhur sot detajet e operacionit të datave 6-7 prill i cili çoi në sekuestrimin e rreth 1449 kg marijuanë e trafikuar me skaf nga Shqipëria drejt Italisë.
Ky operacion është kryer nga bashkëpunimi i Rojes Bregdetare Italiane, Policisë financiare italiane, flotës ajrore të operacionit europian Triton e repartit të antidrogës e të antiterrorizmit grek. Ky operacion ka përfshirë trupat ajrore e detare të 4 shteteve të ndryshme; Itali, Greqi, Shqipëri e Portugali.
Operacioni u zhvillua natën e 6 prillit falë sinjalizimit të repartit të policisë financiare italiane të pozicionuar në bregdetin shqiptar mbi një trafikim të mundshëm të drogës drejt brigjeve të Kalabrisë.
Reparti i financës italiane të Vibo Valentia natën e 6 prillit ka identifikuar gomonen me drogë ndërsa i afrohej brigjeve italiane. Pasi kanë zbarkuar ngarkesën me drogë në brigjet e komunës së Locrit në Kalabri, skafistët janë larguar me shpejtësi.
Menjëherë ka nisur ndjekja e gomones nga ajri e deti e cila zgjati deri në orën 16.43 minuta të datës 7 prill. Pas disa të shtënave paralajmëruese me armë në ajër, skafistët janë dorëzuar në afërsi të brigjeve në Veri-Perëndim të Kretës.
Rezultatet e këtij operacioni janë;
3 skafisët të arrestuar
4 persona të tjerë të arrestuar ndërsa rekuperonin në brigjet italiane ngarkesën me drogë të shkarkuar në afërsit të komunës së Locrit në Kalabri.
1449 kg marijauën e sekuestruar që në vlerën 7 euro për gramë do të sillte në treg një përfitim prej 10 milionë euro.
1 gomone me dy motorrë të fuqishëm prej 350 kf e sekuestruar./ORA
Diskutime rreth kësaj post