Këshilltari ligjor i Grupit Parlamentar të PD, Marash Logu dhe ish-kreu i degës së PD-së në Vlorë Genc Deromemaj, mbajtën sot qëndrime të ndryshme përsa iu përket zhvillimeve më të fundit brenda selisë blu.
I ftuar në emisionin ‘Mirëmëngjes’, Z. Deromemaj nënvizoi se pas referendumit për shkarkimin e Lulzim Bashës nuk ka brava as zinxhirë që të ndalin demokratët të futen në selinë e PD-së
“Do të vazhdojmë punën. Ne aktivitetin tonë normal e kemi mbajtur në PD. Nuk na ndalon dot kush, nuk ka zinxhirë ,nuk ka brava, nuk trupa njerëzore që të ndalojnë demokratët të futen në shtëpinë e tyre si dhe funksionarët e PD-së. Strukturat e saj të ushtrojnë detyrat e tyre”, u shpreh ai.
Ish-kryetar i degës së PD-së Vlorë tregoi detaje për referendumin që pritet të zhvillohet për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar partie.
“Shumë mirë po shkojnë përgatitjet për referendumin në Vlorë. Ka një interes të veçantë nga PD për të shprehur vullnetin e saj për miratimin e vendimit për shkarkimin e Bashës. Zgjedhjet do të zhvillohen në selinë e PD-së. Është zgjedhur një komision votimi dhe numërimi”, u shpreh ai.
Sa i përket Kuvendit të 11 dhjetorit ai tha se është i ligjshëm dhe se kanë qenë delegatët ata që e kanë thirrur.
Ndërkohë z. Logu deklaroi se i vlefshëm është vetëm Kuvendi Kombëtar i PD-së që pritet të zhvillohet ditën e nesërme dhe se çdo mbledhje tjetër është e pabazuar në statut.
“Statuti i PD-së i jep mundësi qoftë kryetarit apo Këshillit Kombëtar, apo 15% të anëtareve për të propozuar çdo pikë tjetër që ata e mendojnë të rëndësishme. Kryetari i PD-së ka bërë me dije se nga ana e tij nuk do të ketë asnjë propozim për përjashtim të dikujt nga PD”, u shpreh ai, teksa nënvizoi se çdo mbledhje tjetër e anëtarëve të PD gëzon respektin strukturave të partisë.
Ai u shpreh se Kuvendi i 18 dhjetorit do të jetë një mbledhje transparente.
Z. Logu tha më tej se vendimet e marra nga kampi tjetër nuk kanë asnjë vlerë statuore, por janë vetëm dëshira të një grupi njerëz.
Diskutime rreth kësaj post