Ish-ministri i Jashtë, Ylli Manjani ka reaguar pas shfaqjes sot në publik të ambasadores Yuri Kim me kryeministri Rama. Nisur nga përplasjet që kanë pasur ditët e fundit në distancë Kim dhe Rama, Manjani thekson edhe një herë deklaratën e tij të ditëve të mëparshme që s’ka rëndësi ç’thotë Rama për Kim, por ç’thotë Kim për Ramën.
Jo vetëm kaq, por Manjani e quan shkejle të ligjit pjesëmarrjen e ambasadoren Kim në këtë aktivitet, pasi sipas tij inaugurimi i Piramidës u bë në kuadër të fushatës elektorale.
Postimi i Manjanit:
“Siç e thamë, ska rëndësi ç’thotë Rama për Kim, por ç’thotë Kim për Ramën. Asnjë surprizë.
Muhabeti i pastrimit të listave ishte loja.
Piramida e pushtetit është problemi. Kim është me piramidën.
Ndërkohë zonja Kim ka shkelur ligjin zgjedhor të Republikës së Shqipërisë sepse ka marrë pjesë në një inagurim elektoral. Herën tjetër kur të shkojë në KQZ, të mbajë parasysh këtë shkelje të ligjit. Shkelësi i ligjit nuk mund të flasë më për zbatimin e tij.
Kryeministri duhet të ndalonte shkeljen e ligjit dhe të dënonte sjelljen e ambasadores, njësoj siç denoncoi për ndërhyrje në punët e listave.”, – shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post