E njëjta histori si një vit më parë, pikërisht në këtë kohë Real fitonte ndeshjen në Madrid.
Ndryshe nga pjesa e parë, ku Bayern Munich dominoi lojën, e nderi i Real Madrid u shpëtua në të 45-tën nga Marcelo që barazoi shifrat. Në fraksionin e dytë të ndeshjes madrilenët kanë hyrë me një tjetër mentalitet.
Loja e mirë e gjermanëve në pjesën e parë u shpërblye në të 28-tën, kur Joshua Kimmich ka kapur në befasi mbrojtjen e spanjollëve me shpejtësinë e tij e me një goditje perfekte ka dërguar topin pas shpinë së Keylor Navas. E teksa dukej se dy ekipet do t’i drejtoheshin dhomave të zhveshjes në pushimin e ndeshje me fitoren e gjermanëve Marcelo barazoi shifrat në 1-1.
Zidane guxoi me Asension në fillimin e pjesës së dytë duke larguar Isco dhe u shperblye me golin e dytë në të 56-tën. E pas dëmtimit të Carajal, heroi Marco Asensio u aktivizua si mbrojtës i djathtë.
Ndërkohë që Bayern ka qenë i pafat, duke mos shfrytëzuar siç duhet disa raste. Vlen për t’u theksuar se Jupp Heynckes ka ezauruar 2 prej zëvendësimeve të tij brenda pjesës së parë, pasi Robben në minutën e 8-të dhe Boateng në të 34-tën u zëvendësuan për shkak të dëmtimeve.
Diskutime rreth kësaj post