Ky është një lajm i keq për shoferët që e kanë qejf shpejtësinë dhe “vdesin” t’i thyejnë pak rregullat.
Parlamenti Europian është duke hartuar një ligj, i cili detyron prodhuesit e makinave që duke filluar nga viti 2022″>2022 të përfshijnë në to edhe një sistem inteligjent i leximit të tabelave të që kufizojnë shpejtësinë në rrugë, shkruan Albeu.com.
Sipas këtij ligji, makinat do të duhet të rregullojnë vetë shpejtësinë maksimale sipas tabelave duke mos i lënë asnjë mundësi shoferit që t’ia shkelë gazit.
Po ashtu, sistemi do të përmbajë edhe sensorë të matjes së nivelit të alkoolit të shoferit përmes frymëmarrjes apo ritmit të rrahjes së zemrës. Në rastet kur do të vëheren probleme, makina nuk do të lejojë vijimin e udhëtimit duke ndaluar në vend.
Ligji pritet të hyjë në fuqi gjatë këtij viti dhe aplikimi parashikohet të fillojë në vitin 2022″>2022. /albeu
Diskutime rreth kësaj post