Nëse pronat që jepen me qira në Booking apo AirBnb nuk kanë deklaruar NIPT-in dhe nuk janë regjistruar si subjekte të TVSH-së, nisur nga 1 Nëntori do të kenë 20% TVSH të shtuar.
Ky veprim u njoftua nga qeveria pas zbulimit të një skeme informaliteti ku shumë pronarë biznesesh ofronin dhomat, vilat, apo apartamentet e tyre me qira pa i dhënë taksë shtetit.
Platforma Boooking ka njoftuar vetë nëpërmjet një emaili subjektet se afati i fundit për t’u regjistruar me NIPT dhe të deklarohen si subjekte të TVSH ka qenë data 31 Tetor.
Ato biznese që nuk e kanë bërë një veprim të tillë do t’u mbahet 20% TVSH komision përpos tarifës 12%-18% që mban Booking.
Ky detyrim i vendosur nga qeveria për këto subjekte do të paguajnë TVSH në vlerën 6%.
Diskutime rreth kësaj post