Dasma e Sara Hoxhës dhe Ledion Liços, së fundmi ishte ngjarja më e përfolur e showbizit shqiptar.
Çifti kurorëzoi dashurinë në martesë në Como të Italisë, në një ceremoni madhështore.
Dasma pati shumë të ftuar VIP, ndër to dhe Luana Vjollca.
Por përveç Marinës dhe Getoarit, Luana ishte e shoqëruar dhe nga një tjetër person, dhe bëhet fjalë për të dashurin e saj, biznesmenin nga Kosova Krenar Çoçaj.
Edhe pse çifti nuk e ka pranuar asnjëherë se janë në një marrëdhënie, burime për Prive tregojnë se ata ishin bashkë në Itali, në dasmën e Sarës dhe Ledionit.
Mund të themi me siguri se tashmë s’ka më dyshime për marrëdhënien e tyre.
Diskutime rreth kësaj post