Ka përfunduar takimi i ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, ku duket se nuk është arritur dakordësimi për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Komisioneri Michael Karnitschnig shpreson se Këshilli Europian ta korrigjojë rezultatin e sotëm, pasi sipas tij nuk sjell lavdi për Europën. Karnitschnig thekson se besueshmëria është në diskutim.
Ai shkruan:
“Mua më pëlqejnë takimet, por jo ato paqëndrueshmet si #GAC sot. Shpresoj që Këshilli Europian mund të korrigjojë mosarritjen e marrëveshjes së sotme. Asnjë moment lavdie për Evropën. #EU # besueshmëria është në diskutim. Si mund ta bëjmë aktorin global nëse nuk mund të merremi me oborrin tonë të brendshëm?”
Diskutime rreth kësaj post