Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar mbylljen e kolegjit turk. Berisha tha se ky është një akt i turpshëm i marrë nga kryeministri Edi Rama duke e konisderuar si një shkollë të lidhur me grupe terroriste. Berisha tha se s’ka asnjë fakt për këtë.
“Kurrë nuk duhet të harrojnë se për ne kombi është i pari dhe ne jemi komb…Ne nuk mund të pranojnë ndikime politike nga askush në raportet tona fetare. Ata që e thanë se feja e shqiptarit ishte shqiptaria ata ishin besimtarë të zotit, por ata e thanë se fetë s’duhet t’i përçanin asnjëherë shqiptarët. Nga njëra anë kërkohet të emërohet kreu i komunitetit mysliman. Në statute zgjidhet me votë.
Tani na del se do na i hapë dhe mbyllë shkollat kur të dojë. S’ka akt më turpshëm, më poshtërues sesa të mbyllesh kopshte e shkolla fëmijësh se gjoja janë të lidhur me terroristë në Turqi. Pa asnjë fakt. I them Sinan Idrizit mos e bëj veten në këtë mënyrë, mos luaj me interesa kombëtare. Nëse Turqia po të respektojë si vend sovran. Ky s’ka atdhe. Një njeri i përkushtuar vjedhjes dhe pasurimit të tij nga mëngjesi në darkë”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post