Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestën e studentëve dhe iu ka bërë thirrje që të bashkohen në dialog. Rama tha se nuk kërkon as pazar dhe as negociata por vetëm dialog. Kryeministri ka publikuar një studente me një pankart ku shkruhet: S’jemi Luli që të bëjmë pazare.
“S’jeni Luli? Po atëherë pse bëni ekzaktësisht si Luli që futet në çadër e bërtet, s’dua dialog, plotëso kërkesat se s’dal nga çadra!? Ikën nga Kuvendi e bën të njëjtën gjë, plotësoji se s’vij! E pastaj në fund vetëm humbet! Kush ju kërkon pazare?Unë jo njëherë. As negociata. DIALOG.”-shkruan Rama.
Diskutime rreth kësaj post