Nuk ka asgjë të veçantë në këto ngjarje sizmike pasi janë paslëkundje, thotë sizmologu Llambro Duni. Ai tregon se e ka deklaruar shpesh, bashkë me sizmologët e tjerë që aktivitet sizmik pas tërmetit të 26 nëntorit do të ketë.
I pyetur nga News 24 pse ka numra të ndryshme kur flasim për magnitudën nga qendrat sizmologjike, ai tha:
“Duhet të kuptojmë se magnituda shprehet në mënyra të ndryshme. Të gjitha këto lloje magnitudash paraqesin të njëjtën energji, ne si departmanet magnitudën e paraqesim në magnitudë lokale, ndërsa qendra europiane këto ngjarje i paraqesin në magnituda të tjera. Magnituda është e tipeve të ndryshme. Duhet të lexojmë gjithmonë magnitudën ML.”.
Diskutime rreth kësaj post