Për banorët e qytetarët e shumtë që ndodheshin në këtë godinë 12 katëshe në Lushnje, kjo drekë Krishtlindjesh u kthye padyshim në makth, që vijon tashmë prej 3 orësh.
Pamjet që vijnë nga ky qytet ngjajnë me ato të një situate lufte. Banorë që evakuohen nga dritaret e ballkonet e shtëpive të tyre, zjarrfikës që lenë përgjysmë operacionin për shkak të asfiksisë, ndërsa qytetarë të shumtë shohin nga poshtë godinën 12 katëshe të mbuluar e tëra nga tymi, në ankth për të dashurit e tyre që ndodhen të bllokuar brenda.
Nj zjarr i raportuar fillimisht rreth orës 14:30 minuta të kësaj të hëne, u përhap thuajse në të gjithë godinën, duke bllokuar brenda me qindra persona . Në katet e para ndodhet një qendër tregtare, ndërsa katet lart, dy godinat që ndodhen përballë njëra-tjetrës, janë të banuara.
Zjarri që dyshohet se nisi në katin 3 ose 4 të njërës prej godinave, ku ndodhet një restorant bëri që tymi të mbulonte të gjithë godinën. Paniku dhe mungesa e shkallëve të emergjencës e bënë situatën edhe më të vështirë. Shumë banorë mbetën të bllokuar në shtëpitë e tyre, në pamundësi për të dalë jashtë.
Të papërgatitur për një situatë të tillë, në ndihmë të forcave zjarrfikëse të Lushnjes, shkuan kolegë të tyre nga qytetet përreth, por edhe nga Tirana. Po ashtu në vendngjarje janë ambulanca të shumta, shërbime të policisë, ato të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe forcat speciale RENEA.
Diskutime rreth kësaj post