Dhjetëra rrugë, stacione treni, shtëpi dhe madje spitale janë përfshirë nga ujë në 24 orët e fundit në Londër. Reshjet e dendura kanë sjellë përmbytje në disa zona të kryeqytetit britanik.
Spitalet në lindje të Londrës iu kanë bërë thirrje pacientëve të tyre të mos përdorin urgjencën e tyre të përmbytur, por të kërkojnë ndihmë në spitalet e tjera të qytetit.
Zjarrfikësit kanë marrë më shumë se 300 telefonata për ndihmë, ndërkohë që qindra makina janë bllokuar duke shkaktuar kaos dhe në rrugë.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post