Situata politike brenda partisë demokratike, ishte temë e ditës së sotme në emisionin Zona Zero në Top Neës ku i ftuar ishte politikani Nard Ndoka.
Ish-deputeti Ndoka tha se “11 nëntori në Partinë Demokratike do vendoset një standard i ri, numri i delegatëve kanë kërkuar mbledhjen e kuvendit”. Ai foli edhe për përplasjen e Bashës me LSI dhe u shpreh se ai është një lider i paaftë.
“11 nëntori në partinë demokratike do vendoset një standard i ri, numri i delegatëve kanë kërkuar mbledhjen e kuvendit. Nuk kam arritur ta kuptoj Bashën në marrëveshjen me LSI, pasi ajo ka sakrifikuar për Lulzim Bashën për tu bërë kryeministër.
LSI ishte parti që u penalizua nga Lulzim Basha në marrëveshjen e tij me Edi Ramën. Ai është një lider i paaftë ose është si Don Kishoti, duhet tu kërkojë ndjesë aleatëve të tij”, u shpreh Ndoka.
Ndoka u shpreh se largimi i Bashës është një emergjencë kombëtare duhet të ikë sa më parë nga partia demokratike.
“Largimi i zotit Basha është një emergjencë kombëtare duhet të ikë sa më parë nga partia demokratike. Basha ka humbur për të tretë herë radhazi, ai nuk e ka dashur fitoren,” tha Nard Ndoka.
Diskutime rreth kësaj post