770 hektarë tokë bujqësore është përmbytur në total në qarkun e Lezhës, ndërsa reshjet e vazhdueshme të shiut vazhdojnë ende.
Territori i Qarkut Lezhë është përshkuar nga reshjet e shiut me intensitet të ulët, ka pasur rreth 20 mm shi gjatë natës.
Kuota lumit Drin është në nivelin +1.0 m, nga +2.0 m që është kuota kritike, pra ka një rënie të nivelit me rreth 0.30 m dhe ka tendencë për ulje pasi reshjet e shiut momentalisht kanë intensitet të ulët, kurse kuota e lumit Mat vazhdon me rritje të vogël, për shkak të shkarkimeve të H/C Ulëz e Shkopet, 220 m³/s, kurse nga Diga Qafë Mollë e H/C mbi lumen Fan është 153 m³/s, por pa krijuar problem, për shkak të gjerësisë së shtratit të lumit Mat.
Hidrovoret janë gatishmëri dhe po punojnë me kapacitet të plotë.
Hidrovori Balldre kuota -1.55 m (-1.5 m ) kuota kritike.
Hidorvori Tale kuota + 0.2 m nga (- 1.0 ) m kuota kritike.
Hidrovori Shllinza kuota +0.02 m nga – 0.5 m kuota kritike.
Hidrovori Droje kuota +0.2 m nga 0.00 m kuote kritike.
Hidrovoret e tjera nuk paraqesin problematika
Nga strukturat e MC të bashkisë Kurbin raportohet:
Në pjesën që kullon hidrovori i Drojës, njësia administrative Mamurras kemi rreth 30 ha tokë bujqësore të përmbytur.
Në ish kënetën Gjonëm kemi rreth 270 ha tokë të përmbytur.
Nga strukturat e MC të bashkisë Lezhë, raportohet:
Në ish kënetën e Toroviocës , njësia administrative Balldren, kemi të përbytur akualisht rreth 250 ha.Po në këtë njësi në fshatin Gocaj kemi rreth 20 ha sipërfaqe toke të përmbytur.
Në njësinë adminstative Zejmen kemi rreth 200 ha toke bujqesore te permbytura ne ish kënetën Spiten –Tresh.
Gjendja e digave të ujëmbledhësave është nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat e MC të bashkive, deri tani nuk raportohen problem.
Nga strukturat e MC të bashkisë Mirditë, raportohet:
Situata në bashkinë Mirditë paraqitet e qete. Reshjet e shiut vazhdojnë të jenë me intensitet të ulët. Në zonat e thella dhe me shtrirje në lartësi mbi nivelin e detit kanë filluar reshjet e dëborës, si në fshatin Nenshejt, Nj.A Orosh trashësia e dëborës eshte rreth 25 cm, dhe vazhdon te bjere.
Ne disa fshatra te Nj.A Fan trashesi eshte rreth 30 cm, vazhdon te bjere.
Rrugët deri tani raportohet që janë të kalueshme dhe pa probleme.
Diskutime rreth kësaj post