Ish-sekretari për çështjet vendore të PD Roland Bejko ka folur ditën e sotme në një emision televiziv, ku u shpreh me nota kritike ndaj ngjarjeve të brendshme që po ndodhin në PD.
Sipas tij, Berisha po përgatitet të kryejë një revolucion të dytë brenda partisë, pasi kreu revolucionin e parë, ku e ka marrë PD më forcë.
Ai u shpreh që ‘për mua Berisha është një kundërshtar politik, e ka marrë PD me forcë. Z. Berisha mbështetjen më të fortë ka demogagjinë, është makiavelist dhe e njeh mirë bazën. Gjeti një terren të virgjër në PD’.
Sipas ish-sekretarit për çështjet vendore të PD Roland Bejko ‘ Z. Alibeaj është i vonuar.
“Ata presin akoma vendimin e Gjykatës, mund të vijë mund të mos vijë. Urgjentisht duhet të dalin në terren. Në optikën time është gabim. Që PD duhet të artikulohet politikisht, duhet të funksionojë si parti në tre plane, në planin organizativ, në radhë të dytë për ta artikuluar politikisht, të denoncojnë dhe të japin një alternativë, me planin e perspektivës, sidomos me SHBA. Nëse nuk do ta bëjnë këtë të mos thonë më që jemi parti politike. Ose ka paaftësi në rastin më të mirë, ose presin që Berisha të humbë zgjedhjet”, u shpreh Bejko.
Sipas tij, Berisha i rrit shumë pritshmëritë dhe më pas nuk ofron asgjë. Berisha po punon akoma për të marrë PD. Fokusi i tij është të marrë PD dhe jo të fitojë zgjedhjet.
Diskutime rreth kësaj post