Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me situatën në Kakavijë. Rama shprehet se kanë biseduar me zyrtarët grekë të çdo niveli, që përgjigjet për situatën në kufijtë e Greqisë.
Kreu i qeverisë thekson se përgjigja që është marrë ka qenë se e njëjta situatë paraqitet në të gjithë kufijtë e Greqisë, edhe me shtete të tjera, jo vetëm me Shqipërinë.
Gjatë gjithë ditës kemi bashkëpunuar me palën greke në çdo nivel. Kemi gjetur mirëkuptim e gatishmëri dhe fakti është se e njëjta situatë është edhe në kufijtë e tjerë të Greqisë. Faleminderit për vazhdimin e punës gjatë natës sot dhe lutemi mirëkuptimin e qytetarëve në vijim!
— Edi Rama (@ediramaal) August 15, 2020
Diskutime rreth kësaj post