Gjatë meshës së të dielës në Vatikan, Papa Françesku është ndaluar te situate kaotike në Afganistan. Ai ka thënë se duhet të ndihmojmë nevojtarët, e shtoi se dialogu dhe solidariteti dërgojnë në krijimin e një bashkëjetese paqësore dhe vëllazërore.
Deklarata e Papa Françeskut:
“Duhet të ndihmojmë nevojtarët, të lutemi për ta. Dialogu dhe solidariteti dërgojnë në krijimin e një bashkëjetese paqësore dhe vëllazërore dhe ofrojnë shpresë për të ardhmen e vendit.
Falenderoj të gjithë ato shtete që po ndihmojnë afganët në këtë situatë të vështirë”, u shpreh Papa Françesku.
Diskutime rreth kësaj post