Ambasada Amerikane në Afganistan ka këshilluar qytetarët e saj që të mos shkojnë në Aeroportin e Kabulit, pasi situata është e rrezikshme.
“Për shkak të kërcënimeve të shumta të sigurisë jashtë portave në Aeroportin e Kabulit. Ne këshillojmë qytetarët amerikanë që shmangin udhëtimet në aeroport përkohësisht. Gjendja do të qëndrojë e pandryshuar deri në një urdhër të dytë”, tha Ambasada,
Kjo deklaratë vjen 24 orë pasi Presidenti Joe Biden tha se nuk ka asnjë të dhënë se talebanët po ndalonin kalimin e lirë të amerikanëve dhe aleatëve të tyre nëpërmjet aeroportit të Kabulit.
Kujtojmë se aktualisht në Aeroportin e Kabulit, që aktualisht është e vetmja portë dalëse nga Afganistani, ndodhen mijëra qytetarë, disa prej tyre janë larguar drejt vendeve Evropiane, ndërsa për të tjerët, pritet që të largohen ditët në vijim.
Diskutime rreth kësaj post