Në Kakavijë situata është kaotike prej disa ditësh, ku radha kilometrike vazhdon të shtohet në çdo moment.
Ndërkaq, ka reaguar për herë të parë kryeministri Rama i cili thotë se shteti është në komunikim me palën greke për lehtësimin e procedurave.
“Jemi në komunikim të vazhdueshëm me palën greke për lehtësimin e procedurave, të cilat janë procedura të njëjta në çdo pikë hyrëse të Greqisë, për qytetarët e çdo vendi, përfshirë edhe qytetarët grek që hyjnë në një kufi! Në ndërkohë Forcat e Armatosura dhe strukturat bashkiake të Gjirokastrës, Këlcyrës, Dropullit, Tepelenës e Përmetit, e kanë gdhirë me qytetarët që qëndrojnë në radhë në Kakavijë duke ofruar ndihmë shëndetësore, ndihma ushqimore, ujë të pijshëm dhe asistencë për higjenen sanitare në terren”, shkruan Rama teksa ndan foto të ekipit mjekësor dhe Forcave të Armatosura në terren.
Diskutime rreth kësaj post