Analisti Neritan Alibali shprehet se Partia Demokratike nuk është më ajo që ishte para 9 shtatorit dhe tashmë nuk diskutohet më ndarja e partisë, por se në çfarë përmasash do të bëhet kjo ndarje.
Reagimi i Alibalit:
“Situata ka kaluar në një situatë lufte brenda Partisë Demokratike. Nuk diskutohet më fare që të kemi një parti ashtu si ishte para 9 shtatorit. Çështja qëndron se me çfarë përmasash do bëhet ndarja e Partisë Demokratike. Kalimi i rubikonit është data 11 Dhjetor. Në 11 Dhjetor mbledhja e Kuvendit të PD përbën shkeljen e plotë të statutit të partisë.
Veprimi i logjikës së Bashës është përjashtimi nga partia i Berishës deri te firmëtari i fundit dhe në vend të tyre të komandohen 4200 anëtarë të tjerë të cilët marrin të drejtën për të qenë anëtarë të Kuvendit të PD. Këtu shkon logjika. Zoti Berisha nuk do ketë më tagrin që të kërkojë, Basha që të mundi Ramën duhet të mundë Berishën. Berisha për të nxjerrë Ramën nga zyra e vet në radhë të parë duhet të nxjerrë Bashën nga zyra”, tha Alibali.
Diskutime rreth kësaj post