Situata brenda Partisë Demokratike është tepër e tensionuar ndërkohë që Sali Berisha i dha dhanë ultimatum Lulzim Bashës që të largohet nga zyra, përndryshe demokratët do të mësyjnë në selinë blu.
Berisha ka hyrë edhe herë të tjera në selinë blu dhe ka akuzuar Bashën se e ka blinduar selinë me forcat e policisë. Jo vetëm kaq, por Berisha i ka dërguar mesazh edhe kryeministrit Rama që të mos ngatërrohet në punët e brendshme të PD-së.
Nisur nga këto zhvillime, ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka dalë me një reagim ironik në rrjetet sociale.
Postimi i Spahiut:
“Shqipëria i vetmi shtet në botë, ku pushteti bëhet avokat i kryetarit opozitës!”, shkruan Spahiu.
Diskutime rreth kësaj post