Partia Demokratike ka deklaruar hapur se nuk i njeh zgjedhjet e 25 Prillit. Kjo deklaratë erdhi nga mbledhja e ditës së djeshme, ku Lulzim Basha mbledhi kryetarët e degëve të PD-së në të gjithë Shqipërinë.
Ndërsa ditën e sotme duke nisur nga ora 18:00 pritet që në selinë qendrore të Partisë Demokratike të zhvillohet një takim mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe të gjithë kandidatëve të PD në zgjedhjet e 25 prillit, si edhe ata që siguruan një mandat deputeti.
Ky takim është i pari mes tyre pas përfundimit të zgjedhjeve dhe shpalljes së rezultatit, e cila nuk pranohet nga PD.
Një ditë më parë Basha mblodhi kryetarët e degëve të PD në të gjithë Shqipërinë, ku ka ripërsëritur kërkesën për të mbledhur prova të manipulimit të votës, e ato më pas, të dërgohen në institucionet përkatëse, por edhe te ndërkombëtarët.
Diskutime rreth kësaj post