Zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero është pyetur për situatën aktuale në Partinë Demokratike. Ana Pisonero ka zgjedhur të mos ndërhyjë në situatën e brendshme në PD. Ajo ndër të tjera në përgjigjen e saj ka kërkuar që qeveria dhe opozita të sigurojnë vazhdimin e reformave.
“Ne do të vijojmë të kërkojmë nga qeveria dhe opozita që të sigurojnë e vazhdojnë ta kenë fokusin tek reformat ku përfshihet, strukturim i mëtejshëm në luftën e vazhdueshme kundër korrupsionit si dhe për shtimin e kohës së veprimit përmes ndryshimit kushtetues të organeve të vetingut. Këto janë të një rëndësie kyçe për rrugën e integrimit evropian”, deklaroi ajo për Fax News.
Diskutime rreth kësaj post