Po shoqërohet me debate të forta mbledhja e Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore. Deputeti Ralf Gjoni u shpreh se nuk ka shkuar aty për të mbrojtur Nismën ‘Thurja’ dhe se ndihet tepër i zhgënjyer nga Rudina Hajdari dhe Damian Gjiknuri.
Jo vetëm kaq, por teksa e krahasoi situatën në vend me filmin e thamhsë, ‘Games of Thrones’, Gjoni paralajmëro se na pret në dimër i acartë.
“Nuk kam ardhur që të mbroj Nisëm Thurje, se i takonte Rudinës që ta merrte me flakë. Ka një qëllim të përbashkët të forcave të mëdhaja për t’i bllokuar të gjitha iniciativat për t’i dhënë frymë marrëveshjes së 5 qershorit. Unë kam një mesazh për Hadarin dhe Gjiknurin, besoj se kanë një përgjigje të përbashkët pse nisma e deputetit nuk u trajtua të paktën një herë të vetme për t’u diskutuar në Komisionin e Reformës Zgjedhore.
Kjo tregon që ka ndoshta që ka një qëllim nga forcat e mëdha për të diskutuar vetëm ato të Këshillit Politik, për marrëveshjen e 5 qershorit që nuk bën gjë tjetër veçse ruan sistemin e vjetër. Jam i zhgënjyer nga Hajdari dhe Gjiknuri pavarësisht miqësivë, si krerë të KP. Ky ndryshim nuk duhet të ndodhte sot fët e fët. Unë kam dëshirë ta mbroj këtë propozim. Dua t’ju informoj që ky projektligj është futur në Oksford për impaktin. Do analizohet edhe mënyra si është trajtuar projektligji për ndikimin në demokraci.
Kërkohet të eliminohen barrierat për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur. jemi bërë si Game of Thrones. Jemi përballë një ‘dimri të acartë’. Në SHBA po armatosur para zgjedhjeve. BE është në luftë të paparë të brendshme. Jam firmëtar i Murrizit donim propocinal kombëtar me lista të hapura, por nuk e arritëm dot. Mos e ktheni Kodin Zgjedhor në Kushtetutën e vjetër. Të mendojmë njëherë për këtë vend. Nëse ka mundësi që propozimet tona në amendamet, çdo detaj që ju e quani të mirë unë iu inkurajoj ta merrni parasysh me qëllimin e situatës shoqërore. Unë e parashikoj të jetë pëlcasëse dhe asnjë i huaj s’do merrte përsipër që ta qetësonte.”, – u shpreh Gjoni.
Diskutime rreth kësaj post