Ministrja e Integrimit, Klajda Gjoshja, deklaroi sot nga Korça se Shqipëria është e përgatitur për të pritur çdo fluks të mundshëm emigrantësh.
Në një prononcim për mediat, Gjosha garantoi se vendi ynë nuk do të ngrejë mure kundër emigrantëve, por secili prej tyre do ti nënshtrohet proçesit të regjistrimit.
Ajo theksoi se Qeveria shqiptare është e përgatitur për menaxhimin e fluksit të mundshëm të emigrantëve.
Jam e informuar që ka një numër të madh Sirianësh që presin të hyjnë në Shqipëri. Për mendimin tim, qeveria do të jetë e gatshme të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme duke mos ndërtuar asnjë mur kundrejt këtyre refugjatëve, që kërkojnë të hyjnë në vendin tonë. Ajo që është e rëndësishme, është që të ketë një bashkëpunim shumë të madh me të gjithë vendet fqinje, dhe në këtë rast me Greqinë por edhe me vendet anëtare të Bashkimit Europian, sepse ky duhet të jetë një projekt i përbashkët. Dua të theksoj sërish që të gjithë ata persona që presin të hyjnë në Shqipëri është mirë që të kenë një regjistrim të posaçëm dhe të identifikohen, kjo për arsye sigurie të vendit”, deklaroi ministrja.
Deklarata u bë pas ceremonisë së mbylljes së programit ndërkufitar Greqi-Shqipëri, ku ishte i pranishëm dhe Ambasadori grek Leonidas Rokanas.
Aktualisht policia kufitare në Kapshticë e Kakavijë ka shtuar kontrollet në kufi, ku 24 orët e fundit ka pasur tentativa të refugjatëve pakistanezë për të kaluar drejt malit të Zi përmes Shqipërisë.
Diskutime rreth kësaj post