Më shumë pamje janë shfaqur gjatë natës së protestës në Sri Lanka, ku protestuesit janë shfaqur duke u argëtuar, pasi mësyn në Shtëpinë e Presidentit dhe kompleksin presidencial të shtunën, ndërsa një zjarr u ndez në rezidencën e kryeministrit.
Kryengritja e furishme e qytetarëve, ishte e mjaftueshme për të detyruar dorëheqjen e Presidentit dhe Kryeministrit të Sri Lankës, ndërsa muajt e zhgënjimit të sjellë nga një krizë e paprecedentë ekonomike vazhdojnë.
Përveç organizimit të një feste të improvizuar në pishinë, protestuesit shijuan edhe muzikë me pianon e madhe të presidentit, një krizë me jastëkë në dhomat e gjumit të kryeministrit dhe madje gjetën kohë edhe për të bërë pak palestër në pallatin presidencial.
Zhgënjimi i vazhdueshëm solli zemërim në Sri Lanka, ndërsa protestuesit dogjën edhe shtëpinë private të kryeministrit në ‘Temple Trees’ që u dogj gjatë natës.
Kryeministri nuk ishte i pranishëm në atë moment.
Kryeministri, Ranil Wickremesinghe, tha se ai do të largohet nga detyra sapo të krijohet një qeveri e përkohshme e gjitha partive, disa orë përpara se kryetari i parlamentit të Sri Lankës të thoshte se presidenti Gotabaya Rajapaksa gjithashtu do të largohej të mërkurën më 13 korrik.
Qetësia ishte kthyer në Kolombo në mëngjesin e të dielës, ndërsa Sri Lankezët bredhin nëpër pallatin presidencial të plaçkitur një ditë pasi protestuesit kishin sulmuar ndërtesën.
Qindra mijëra njerëz u mblodhën në kryeqytetin Colombo të shtunën për të kërkuar që qeveria të marrë përgjegjësinë për keqmenaxhimin e financave të vendit dhe për mungesën e ushqimit dhe karburantit.
Diskutime rreth kësaj post