Lufta kundër ndryshimit klimatik do të jetë një burim i rritjes ekonomike dhe krijimit të pasurive, thekson një raport i ekspertëve ndërkombëtare i publikuar sot, që kërkon, duke përllogaritur fitimet e mundshme, të bindë shtetet dhe sipërmarrjet që të angazhohen më shumë.
“Transformimi i modelit tonë ekonomik drejt një ekonomie që prodhon më pak CO2, përmban shumë mundësira”, thuhet në këtë raport të Komisionit Botëror për Ekonominë dhe Klimën, i krijuar në vitin 2013 dhe që mbështetet nga ish-krerë politikë, krerë sipërmarrjesh apo edhe ekonomistë.
“Falë shfaqjes së qyteteve më pak të ndotura, zhvillimi i një energjie të pastër, infrastrukturave dhe një bujqësie më të përputhshme me mjedisin, ne do të marrim një prodhim më të lartë, përfitime ekonomike dhe një përfshirje më të lartë sociale”, shprehen ekspertët në këtë raport.
Sipas tyre, përfitimet e ndryshimit të këtij modeli ekonomik mund të përfaqësojnë 26 000 miliardë dollarë përfitime ekonomike shtesë deri në vitin 2030, si dhe të gjenerojnë 65 milionë vende pune më shumë në raport me tendencën aktuale.
Diskutime rreth kësaj post