Kryeministri Edi Rama ka folur në një konferencë për shtyp të përbashkët me homologun e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Rama nuk e humbi as këtë shans për të bërë një batutë për Europën, teksa u shpreh se ‘ne e duam Europën dhe ajo na do ne, por nuk është gati të martohemi.’
“Më pas nëse vendosin të ecim para jemi shumë të lumtur, nëse jo, sinqerisht nuk jam i mërzitur. Mendoj se unë dhe Zorani jemi lexuesit më të mëdhenj të librit “Në pritje të Godosë”. Përkundër nga libri, ne nuk po presim, por po shtyjmë përpara për ta bërë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me standarde europiane. Ne e duam BE. Ata thonë që na duan, por nuk janë gati të martohen. Ok, ne do të shijojmë lirinë derisa të martohemi”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post