Surprizat e motit kanë vijuar përgjatë gjithë majit, e me sa duket do të vijojnë dhe për disa ditë në qershor. Sinoptikania Lajda Porja në një lidhje me News24 bëri një pasqyrë të motit në ditët dhe muajt në vijim.
Ajo tha se ditën e sotme i gjithë vendi do përfshihet nga reshjet pas orës 12. Ndërkohë që do të ketë dhe stuhi breshëri në disa qytete.
Reshjet do të vijojnë deri më 10 qershor, por vera e këtij viti pritet të jetë ndryshe.
“Pranvera ka qenë më shumë një zgjatje e dimrit. Ende ditët e nxehta do duhet t’i presim. Aktualisht moti është i kthjellët. Temperaturat janë të larta. Presim pas orës 12 nisjen e vranësirave. Deri në 8 të mbrëmjes vendi do përfshihet nga rrebeshe shiu dhe breshri. Elbasani, Berati, Korça, do kenë ministuhi breshëri. Reshjet do jenë prezentë deri më 10 qershor.
Nëse bëjmë një krahasim me vitin e kaluar, ka një ndryshim të madh, ku maji ka qenë i qëndrueshëm, reshjet kanë qenë shumë më pak prezentë.
Kjo verë është ndryshe nga verat e tjera. Do të kemi ditë me diell, nuk do mungojnë stuhitë tropikale. Do t’i kemi gjithë verës. Ndryshe nga verat e tjera, do kemi një zgjatë të verës në vjeshtë. Ka një spostim. Për të gjithë ata që pushojnë në korrik e gusht, do kenë mundësi të pushojnë dhe në shtator. Nuk është se do të mungojnë ditët me diell e temperatura të larta. Piku do jetë korriku dhe ditët e para të gushtit. Stuhitë do të zgjasin rreth një orë e më pas do të kemi sërish diell”, deklaroi Porja.
Diskutime rreth kësaj post