Duke nisur nga orët e pasdites së ditës së sotme parashikohet që orët në vijim të ndërpriten reshjet në të gjithë territorin, pët t’ja lënë vendin motit të kthjellët.
Sinoptikanët paralajmërojnë se sonte dhe gjatë ditës së premte, vendi do të përfshihet nga moti i qendrueshëm. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se përgjithësisht, do të mbizotërojë moti i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore.
Era, do të fryjë nga kuadrati i veriut, mesatare dhe në bregdet e zonat luginore hera herës e vrullshme, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 4 ballë.Temperaturat, të cilat do të vijnë në rënie të ndjeshme në orët e mëngjesit, do të sjellin ngrica përgjatë akseve rrugore deri në zonat e ulëta.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore -6ºC deri në 9ºC
zonat e ulëta -2ºC deri në 16ºC
zonat bregdetare 1ºC deri në 16ºC
Diskutime rreth kësaj post