Sinoptikanet e IGJEUM ne parashikimin e fundit meteorologjik qe kane bere, thone se reshje shiu mesatare do te kete kryesisht ne 3 qytete te vendit, ndersa bora do arrije deri ne afersi te bregdetit.
PARASHIKIMI METEO SIPAS IGJEUM
——————————————
RESHJET
Sot pasdite (e martë, dt.27) dhe nesër (e mërkurë, dt.28) në shumicën e qarqeve priten reshje të dobëta, ndërsa në Dibër, Tiranë dhe Elbasan reshje mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Pritet prania e reshjeve në formë dëbore, kryesisht në zonat malore, por edhe në ultësirat fushore deri në afërsi të bregdetit.
Reshjet e dëborës mund të sjellin problematika të ndryshme në transportin rrugor dhe ngrica si pasojë e uljes së ndjeshme të temperaturave, sidomos gjatë natës.
Shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re.
TEMPERATURAT
Nesër (e mërkurë, dt.28) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: +1 / 7
në vendet e ulëta: +1 / 5
në vendet malore: – 8 / 2 °C
ERA
Sot pasdite (e martë, dt.27) dhe nesër (e mërkurë, dt.28) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
RREZIKU NGA PËRMBYTJET
———————————————–
Nga llogaritjet hidrologjike e IGJEUM, rezulton se lumenjtë në të gjithë territorin do të kenë prurje të qëndrueshme përgjatë dy ditëve të ardhshme. Nga data 2 Mars 2018 dhe ditët në vazhdim tendenca e prurjeve do të jetë drejt rritjes.
Diskutime rreth kësaj post