Moti gjatë ditëve në vijim do të ndryshojë në mënyrë dramatike. Gjatë fundjavë pritet rrebeshe shiu dhe ulje të mëdha të temperaturave. Moti i keq që ka “pushtuar” Europën do të transferohet edhe në pjesën ballkanike, ku Shqipëria do të jetë një nga vendet më të prekura nga rrebeshet e shiut.
Nga dita e shtunë dhe kryesisht nga e diela rënia e temperaturës do të ndihet në pjesën më të madhe të zonave ndërsa në të njëjtën kohë do të ketë shtrëngata të vazhdueshme. Mediat greke kanë publikuar edhe hartën e ndryshimeve klimatike. Ky është fenomeni i “liqenit të ftohtë”, i cili shkaktoi përmbytjet vde?jeprurëse në Gjermani dhe Belgjikë , dhe drejtohet drejt vendit tonë dhe Greqisë.
Shtrëngata të forta që priten nga e shtuna pasdite deri të mërkurën dhe do të prekin kryesisht të gjithë kontinentin.
Diskutime rreth kësaj post