Duke parë kalendarin e tij të ngjeshur me koncerte jo vetëm brenda po edhe jashtë vendit, menduam se sivjet nuk do të ketë festë për dashurinë, për çiftin Sinan Hoxha dhe Andrra.
Mirëpo ishim gabuar. Ata jo vetëm që do të festojnë po këngëtari i suksesshëm i muzikës popullore shqiptare, që tani ka planifikuar gjithçka me detaje, për ta kënaqur sa më shumë bashkëshorten e tij bukuroshe për “Shën Valentin”.
I kontaktuar nga “revistawho.com” Sinan Hoxha tregoi se çdo gjë është gati. “Kush tha që nuk do e festoj me Andrrën? Vërtetë që për “Shën Valentin” do të jem në Greqi por Andrrën do e marr me vete.
Ditën e të dashuruarve do e festojmë në vendin ku festohet më së miri dashuria, në ishullin me të bukur për të dashuruarit, Santorini”, u shpreh Sinani. Sigurisht që tani do presim edhe fotot e çiftit të dashur të shqiptarëve, nga Santorini i bukur./ revistawho.com
Diskutime rreth kësaj post